Takohen Ziadin Sela dhe Bilall Kasami, ja çfarë biseduan
Është realizuar takim mes kryetarit të Aleancës për Shqiptarët, Ziadin Sela dhe kryetarit të Besës, krahu i Tetovës, Bilall Kasami.
Siç mësohet në takim është biseduar për situatën aktuale politike dhe kordinimin e aktiviteteve politike në të ardhmen duke unifikuar qëndrimet politike në raport me politikat e Qeverisë, transmeton Indeksonline Maqedoni.
Mësohet se në takim është rikonfirmuar qëndrimi i të dyja palëve për vazhdimin e bashkëpunimit mes dy subjekteve që filloj në raundin e dytë të zgjedhjeve lokale në vitin e kaluar.
Ndryshe, takimi vjen pas lajmit se Lëvizja BESA e udhëhequr nga Afrim Gashi do të jetë pjesë e Qeverisë./Indeksonline/