20:06 / E Shtunë, 06 Janar 2018 / indeksADMonline

Shkarkohet kryetari i Lëvizjes Besa, Bilall Kasami

Bilall Kasami, lideri i deritashëm i Lëvizjes BESA edhe zyrtarisht është shkarkuar nga posti i kryetarit të partisë Lëvizja Besa.

“64 nga gjithsej 107 anëtarë të Këshillit Qendor të BESA-s dhe deputetët e kësaj partia ku u diskutua edhe për përgjegjësinë e liderit të BESA-s për zgjedhjet lokale dhe shkelja e statutit të partisë. Në mënyrë unanime u vendos për shkarkimin e liderit të partisë, Bilall Kasami”, tha Orhan Murtezani, anëtar i Kryesisë Qendrore të partisë.

Nexhmedin Karemani u zgjodh udhëheqës i organizmit të Kongresit dhe ushtrues detyre i kryetarit të partisë, njëkohësisht edhe anëtari më i vjetër i Këshillit Qendror.