21:26 / E Mërkurë, 21 Nëntor 2018

Taksa e SHBA-ve ndaj Turqisë deri në dorëzim, një shembull tjetër i sanksioneve

Qeveria e Kosovës ka vendosur të mërkurën që taksa doganore për produktet e Serbisë nga 10% të shkojë në 100%, duke i dhënë një goditje “bombastike” transportit të mallrave mes dy vendeve.

Ky vendim vjen pas një fushate të egër që po e bën Serbia ndaj shtetësisë së Kosovës dhe pengesës për anëtarësimin në organizata ndërkombëtare.

Ekskluzive: Kosova merr VENDIMIN E MADH, taksë doganore 100% për produktet e Serbisë

Megjithatë, sanksione të ngjajshme kanë bërë edhe shtete të tjera ndër vite, qofshin ato ekonomike apo politike.

Një sanksion politik dhe një lloj “hakmarrje” ia kishte bërë edhe ShBA shtetit të Turqisë.

SHBA muaj më parë kishte vënë një rritje të tarifave ndaj importeve të çelikut dhe aluminit që vijnë nga Turqia, e gjithë kjo si pasojë e burgosjes së një pastori amerikan në Turqi, duke detyruar shtetin turk ta lirojë atë.

Kjo shkaktoi rënien e valutës turke në nivele rekord kundrejt dollarit amerikan. Një dollar amerikan u këmbye me 6.41 lira turke.

Turqia duke parë dobësimin ekonomik nuk bëri rezistencë të gjatë. Erdogan u “dorëzua” para Trump duke liruar pastorin amerikan Andreë Brunson. Kjo ndikoi që sërish të ketë një normalizim marrëdhëniesh mes Ankarasë dhe Washingtonit. /IndeksOnline/