20:51 / E Diele, 25 Mars 2018 / indeksADMonline

Taksa për Rrugën e Kombit, reagon deputetja e Shqipërisë

Duke filluar nga ora 12.00 e ditës së sotme, çdo automjet që kalon në Rrugën e Kombit është i detyruar që të bëjë nga 5 deri në 10 euro vajtje-ardhje.

Faturën e kësaj takes e ka marrë e para deputetja e Partisë Demokratike Albana Vokshi.

Në një postim në rrjetin social “Facebook” publikon foton e faturës me vlerë 650 lek të rinj.

Vokshi po ashtu shtron pyetjen se si do ta paguajnë këtë shumë ata që marrin ndihmë ekonomike.

Postimi i plotë:

FATURA E TAKSËS SË RRUGËS SÊ KOMBIT!!!

6500 lekë kush do të kalojë në rrugën e Kombit…

Po ata që marrin ndihmë ekonomike si do e përballojnë???

Po 30 mijë familjet qe u hoqën nga ndihma ekonomike?? Apo këta s duhet te dalin nga shtëpia….