10:09 / E Martë, 16 Gusht 2022 / AR

Taksisti ngacmon seksualisht të miturën në Prishtinë

Është ngacmuar seksualisht një e mitur nga një taksist ilegal.

Rasti ka ndodhur dje në Prishtinë rreth orës 13:00, raporton Indeksonline.

“Prishtinë, 15.08.2022-13:30. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që ai deri sa ka qenë duke punuar taksi ilegal kishte ngacmuar seksualisht viktimen e mitur femër kosovare. Me vendim të prokurorit i dyshuari pas intervistimit dërgohet në mbajtje”, njofton Policia.