22:43 / E Enjte, 09 Maj 2019 / indeksADMonline

Taktikat e Klopp, kjo video-analizë shpjegon si ndodhi rikthimi fantastik

Liverpool do të përballet me Tottenhamin në finalen e Ligës së Kampionëve në Madrid pas dy ndeshjeve më dramatike që ne kemi parë ndonjëherë.

Spurs zuri vendin e tyre në finale të mërkurën mbrëma me një rikthim të jashtëzakonshëm kundër Ajax në Amsterdam, me Lucas Mouran i cili padyshim ishte heroi i mbrëmjes.

Njëzet e katër orë më parë, në Anfield, poashtu pamë një Liverpool të jashtëzakonshëm të cilët eliminuan Barcelonën me rezultat të përgjithshëm 4-3.

Por si arriti Liverpooli të mposhte Barçën e fuqishme 4-0 në mbrëmjen e së martës, duke marrë parasysh edhe mungesat e rëndësishme?

Një video analizë taktike nga youtuberi Noman shpjegon mjaft mirë se si ka ndodhur përmbysja historike. /IndeksOnline/