09:41 / E Mërkurë, 28 Shkurt 2018 / indeksADMonline

Talentët “shpëtojnë” Chelsean!? (Foto)

Blutë e Londrës po kursejnë para gjatë sezoneve të fundit. Krejt kjo për shkak se janë duke planifikuar ndërtimin e stadiumit të ri me vlerë 1 miliard funta.

Kjo situatë mund t’ia humb një shpresë tifozëve, të cilët mendojnë se Chelsea do të bëjë super/transferime gjatë afatit verorë.

Megjithatë, klubi londinez ka mundësi që gjatë verës të bëjë një pazar fantastik – pasi rreth 75 milionë funta i ka të sigurta, shkruan IndeksOnline.

Blutë, kanë një mori talentesh në huazim. Dhe kur të gjithë rikthehen në kampin e Chelseat, këta të fundit do të vërshohen nga ofertat e ndryshme për futbollistët.

Kjo mund t’ia krijoj një mundësi të artë Chelseat, e cila me shumë gjasa me shitjen e tyre fiton rreth 75 milionë funta.

Më poshtë i keni disa futbollistë, që në rast të shitjes ia sigurojnë Chelseat shumën prej 75 milionë funtave:

12 milionë funta – Baba Rahman

10 milionë funta – Marco van Ginkel

10 milionë futa – Mario Pasaliq

10 milionë futa – Tomas Kalas

8 milionë funta – Michael Hector

6 milionë funta – Jeremie Boga

6 milionë funta – Lewis Baker

5 milionë funta – Lucas Piazon

4 milionë funta – Nathan

4 milionë funta – Kenneth Omeruo

1.5 milionë funta – Todd Kane

= 76.5 milionë funta