22:15 / E Diele, 07 Janar 2024 / Gj. Sh

Talenti i Barçës bën super asist, Raphinha dyfishon epërsinë

Skuadra e Barcelonës ka shënuar edhe golin e dytë ndaj Barbastro në ndeshjen e vlefshme për kualifikim tutje në Copa del Rey.

Golin për 0 me 2 e shënoi sulmuesi i Kombëtares së Brazilit, Raphinha në minutën e 51’të, shkruan Indeksonline

Raphinha shënoi një gol nga afërsia pas një asisti fantastik nga talenti i Barçës, Hector Fort.

Kujtojmë që golin e parë e shënoi Fermin Lopez në minutën e 18’të./Indeksonline/