14:33 / E Diele, 29 Gusht 2021 / OSH

Talenti i Manchester United ia sheh sherrin Ronaldos, largohet nga skuadra

Ardhja e Cristiano Ronaldos në Manchester United duket se nuk i ka konvenuar të gjithëve.

Sipas gazetarit, Fabrizio Romano, talenti i Manchester United, Amad Diallo do të huazohet për një vit në Feynoord, transmeton Indeksonline.

Duke parë opsionet e shumta në sulm që ka United momentalisht, Diallo duket se nuk do të kishte minuta, prandaj United e ka parë më të favorshme ta huazojnë atë./Indeksonline/