11:34 / E Martë, 30 Qershor 2020 / C E

Talenti kosovar, nënshkruan me skuadrën e Bundesligës

Talenti me prejardhje nga Kosova, Fisnik Asllani, ka nënshkruar kontratë profesionale me skuadrën nga Bundesliga, Hoffenheim.

Sulmuesi 17- vjeçar është bashkuar me gjigantët e Bundesligës pasi u rrit në shkollat e Union Berlinit.

Jam shumë i lumtur të njoftoj që kam nënshkruar kontratën time të parë profesionale me Hoffenheim. Para së gjithash, do të doja të falënderoja familjen time dhe agjencinë time këshilluese Rogon për mbështetjen e madhe. Do të doja të falënderoja të gjithë shokët dhe trajnerët e mi të skuadrës nga Union Berlin për kohën e shkëlqyer në klub dhe u uroj të gjithëve më të mirën. Tani fillon puna”, ka shkruar Asllani në rrjetet sociale.

Fisniku luan edhe për gjeneratat e reja të Gjermanisë, mirëpo ka edhe pasaportë të Kosovës. /IndeksOnline/