16:19 / E Diele, 13 Shtator 2020 / indeksADMonline

Talenti kosovar që luan në Maq. të Veriut flet për ndeshjen Sileksi-Drita, tregon përparësitë e dy skuadrave

Talenti kosovar, Arlind Shabani gjatë kësaj merkatoje u transferua në Superligën e Maqedonisë së Veriut tek ekipi i Strugës.

Këta të fundit, në këtë javë arritën ta mposhtnin ekipin e Sileksit që ishin lider deri para kësaj ndeshje.  Shabani ishte startues në këtë ndeshje dhe pati një paraqitje tejet të mirë.

Sileksi do të luaj kundër ekipit të Kosovës, Drita në kuadër të kualifikimeve për Evropa Ligë.

Futbollisti, Arlind Shabani në një prononcim për Indeksonline tregoj përparësitë e dy skuadrave, Sileksit dhe Dritës.

“Po ne arritëm ta mposhtim Sileksin me rezultat 2:0, edhe pse ndeshja ishte mjaftë e fortë, mirëpo mobilizimi i mirë bëri që ne të dalim fitues në fundit”

“Unë mendoj që Drita në aspektin individual është më e mirë kurse Sileksi është një ekip më kompakte dhe taktikisht ekipet në Maqedoni të Veriut luajnë shumë mirë, duke ja shtuar që edhe Sileksi luan në vendin vetë”, u shprehë ai fillimisht.

Tutje, Shabani tregoj se si ka qenë fillimi në Superligën e Maqedonisë së Veriut.

“Po në Maqedoninë e Veriut tani vetëm se përfundoj xhiroja e 5-të, ku kemi arrite 7 pikë, ku në  prej tyre isha startues. Në fillim ishte pak më problem, sidomos në aspektin taktik deri sa u adaptova në sistemin e lojës, mirëpo me kalimin e kohës besoj se do eci edhe më mirë”, shtoj Shabani.

Tutje, talenti kosovar tregoj dallimin mes futbollit kosovar dhe atij në Maqedoninë e Veriut.

“Përveç atyre që ceka, dallimi tjetër është edhe organizimi i klubeve dhe infrastruktura në përgjithësi, gjithashtu ju jepet mundësi edhe lojtarëve të rinj t’i tregojnë cilësitë”, u shprehë ai.

Në fund foli se a do ta vesh fanellën e kombëtares së Kosovës nëse i vije ftesa.

“Unë isha pjesë e kategorive më të reja në reprezentacionin e Kosovës, kurse tash jam 18 vjeçar dhe pres ftesën nga përzgjedhësi i u21, mirëpo kjo varet nga përformancat e mija në ekip”, përfundoj Shabani./Indeksonline/