17:53 / E Diele, 26 Maj 2019 / indeksADMonline

Talenti kosovar shënon golin e parë për Salzburg

Salzburg po luan ndeshjen kampionale të Austrisë kundër St. Polen.

Mbrojtësi kosovar, Albert Vallci ka shënuar golin e dytë dhe rezultati aktualisht është 2-0.

23 vjeçari ka filluar ndeshjen si titullar në qendër të mbrojtjes.

Vallci u transferua në Salzburg në fillim të këtij viti dhe kjo është ndeshja e shtatë e tij. /IndeksOnline/