22:07 / E Enjte, 30 Maj 2019 / indeksADMonline

Talenti norvegjez thyen rekordin për më së shumti gola në një ndeshje në Botëror

Erling Haland ka shënuar nëntë herë në fitoren e Norvegjisë U20 ndaj Hondurasit në Botërorin “U20”, duke shkruar historinë.

Norvegjia hyri në histori për fitoren më të thellë në këtë garë 12:0, ndërsa Halandi për më së shumti gola të shënuar nga një lojtar, duke kaluar Adailtonin që pati shënuar gjashtë herë në fitoren e Brazilit 10:3 ndaj Koresë më 1997.

Goli i tij i parë erdhi në minutën e shtatë, dhe deri në fund të pjesës së parë ai realizoi edhe tre të tjerë.