10:31 / E Shtunë, 10 Nëntor 2018 / indeksADMonline

Talenti që e rriti Reali, por që ka idhull Messin, sot luan në finalen më të madhe në botë

Julián Álvarez pritet të përmbushë sot një nga ëndrrat më të mëdha për secilin futbollist latin. 18 vjeçari agjentinas me shumë gjasa do të jetë startues në finalen e Kupës Libertadores, supersfidën mes Boca Juniors e River Plate.

Alvarez kaloi në akademinë e Realit, por që nuk u vlerësua aq shumë, për tu rikthyer më pas në Argjentinë.

“Messi është më i miri i të gjithëve, është mbresëlënëse ta shohësh atë në stërvitje dhe të shohësh se çfarë bën” janë fjalët e tij kur pyetet për idhullin e tij në futboll.

Alvarez pritet që të zëvëndësoi sot për River Platen yllin e lënduar, Ignacio Scocco.

Talenti argjentinas ka debutuar vetëm 2 javë më parë në ndeshjen ndaj Aldosivi, ndërsa sot synon të jetë në finalen që po quhet si më e çmendura e viteve të fundit./Indeksonline/