17:53 / E Martë, 06 Mars 2018 / indeksADMonline

Boksieri i njohur del pozitiv në testet e dopingut, rrezikon superndeshjen

Carlo Alvarez ka dalur pozitiv  me një supstancë të ndaluar dhe rrezikon ndeshjen kundër Genadi Golovkin me 5 maj, shkruan indeksonline.

Meksikani ka fajësuar mishin e ndotur në vendlindjen e tij pasi është gjetur nivele të larta të “Clenbuterolit” në trupin e tij.

Ai u tha tifozëve se do të lëvizë kampin e tij të stërvitjes nga Meksika në SHBA dhe do t’i nënshtrohet ndonjë testimi shtesë të kërkuar.

“Unë jam një atlet i cili e respekton këtë sport dhe kjo më befason dhe më shqetëson sepse nuk më ka ndodhur kurrë”

“Unë do t’i nënshtrohem të gjitha testeve që kërkojnë të sqaroj këtë situatë të turpshme dhe besoj se në fund do të mbizotërojë e vërteta”.

Promotorët që përfaqësojnë Alvarezin pretendojnë se viçi i kontaminuar ka qenë një çështje për Meksikën në vitet e fundit, me dhjetëra atletë të prekur.

“Si pjesë e programit të testimit vullnetar që Canelo Alvarez këmbënguli para duelit të tij të 5 majit, një nga rezultatet e tij u kthye pozitive për nivelet e Clenbuterol, në përputhje me ndotjen e mishit”.

Revanshi i Canelos me Golovkin është vendosur për 5 maj në Las Vegas, me të dy që përpiqën për t’u fituar pas barazimit të diskutueshëm në luftën e tyre të fundit. /IndeksOnline/

 

Temat: