15:22 / E Premte, 19 Janar 2018 / indeksADMonline

Talenti shqiptar firmos me Chievon

Talenti shqiptar, Brijan Ibrahimi ka bërë një hap tepër të rëndësishëm në karrierë duke firmosur me ekipin e Chievos. Sulmuesi 17-vjeçar, i cili ka qënë pjesë e Kombëtare U-17, ka kaluar nga klubi i Brescias te skuadra nga Verona.

Lajmi për transferimin e sulmuesit shqiptar është bërë publik nga menaxheri, Sokol Haxhia. Ditën e sotme, Ibrahimi firmosi edhe kontratën me klubin italian.