15:36 / E Premte, 31 Maj 2019 / indeksADMonline

Talenti shqiptar firmos për 4 vite me Lokomotivën e Zagrebit

Duke nisur nga sezoni i ardhshëm një tjetër futbollist shqiptar do të luajë në elitën e futbollit kroat. Arber Mehmetllari ka firmosur për katër vite me Lokomotivën e Zagrebit. Pasi u shpall golashënuesi më i mirë i ekipit U-19 të Lokomotivos së Zagrebit me 13 gola, 8 në kampionat dhe 5 në kupë, lojtari i lindur në vitin 2000 firmosi kontratën profesioniste me bardheblutë deri në vitin 2024.

gg

Mehmetllari do të jetë pjesë e ekipit kroat në fazën përgatitore. Ai i bashkohet Myrto Uzinit dhe Jon Mersinit, futbollistët e tjerë shqiptarë në pronësi të Lokomotivës së Zagrebit. Mehmetllari, i cili është një prodhim i Akademisë së Futbollit, që stervitet në Kamëz, ka qenë edhe pjesë e Shqipërisë U-19 kur kjo grupmoshë drejtohej nga Erjon Bogdani.

29595559_1589413001096289_1379575074105077421_n