11:05 / E Premte, 12 Korrik 2019 / indeksADMonline

Talenti shqiptar vazhdon të mahnisë, gjen rrugën e rrjetës me fanellën e Chelseat

Sulmuesi i të rinjve të Shqipërisë, Armando Broja, është duke kaluar një moment të shkëlqyer. Pas paraqitjeve dinjitoze me kuqezinjtë e Alban Bushit, shqiptari nuk ka të ndalur.

18-vjeçari, i cili i është bashkuar së fundmi Chelseat U-23 duket se është abonuar me golat. Broja ka gjetur rrugën e rrjetës në përballjen e djeshme miqësore ndaj portugezëve të Portimonesës që u fitua nga këta të fundit me rezultatin 5-2.

Falë paraqitjeve të shkëlqyera, shqiptari shpreson që në të ardhmen të kalojë te skuadra e parë e Chelseat, duke treguar të gjithë potencialin e tij si futbollist.