Tallja e deputetit të Vetëvendosjes me Fisnik Ismailin
Deputeti Dukagjin Gorani është tallur me bindjet politike të kolegut të tij nga Lëvizja Vetëvendosje, Fisnik Ismaili, në një komunikim privat me një aktivist tjetër të VV-së, tregojnë disa biseda të anëtarëve të kësaj partie që kanë rrjedhur në publik.
Në një bashkëbisedim të Goranit me një aktivist të paidentifikuar të Lëvizjes, deputeti i VV-së shprehet skeptik rreth bindjeve politike të deputetit Ismaili.
Gorani thotë se kolegu i tij partiak “nuk ka haber” rreth politikave të majta që ndjek Lëvizja Vetëvendosje, shkruan Insajderi.