Tani është “here we go”, Luka Modriq lojtar i AC Milanit

Mesfushori i Kombëtares së Kroacisë, Luka Modriq, në sezonin e ri do të luajë për fanellën e AC Milanit.
Gazetari italian, Fabrizio Romano, përmes rrjeteve sociale ka konfirmuar transferimin e Modriqit te klubi i Series A, shkruan Indeksonline
Modriq mbrëmë zhvilloi ndeshjen e tij të fundit me fanellën e Real Madridit, në humbjen 4:0 ndaj PSG-së.
Modriq do t’i bashkohet Milanit në muajin gusht, pasi tani është koha për pushime për mesfushorin kroat.
Ai pritet të firmos një kontratë afatshkurtër deri në qershor të vitit 2026./Indeksonline/
🚨🔴⚫️ Luka Modrić to AC Milan, here we go confirmed! Exclusive story from June and deal now in place for Croatian midfielder.
— Fabrizio Romano (@FabrizioRomano) July 10, 2025
Modrić counter signed one year contract at AC Milan valid until June 2026, arriving after Club World Cup as planned.
Deal confirmed. ✅🇭🇷 pic.twitter.com/mwRBg7oNp6