22:57 / E Diele, 10 Shkurt 2019 / indeksADMonline

Tani mund t’i “pini çipsat”, kompania japoneze e mundëson këtë

Të gjithë janë mjaft të zënë këto ditë dhe gjithkush mundohet të bëj çdo punë më të lehtë.

Kur vjen puna për të ngrënë “çipsa”, kjo është një punë që bëhet me dy duar (një për të mbajtur paketën dhe tjetra për të ngrënë ato) kështu që ata nuk janë me të vërtetë të përshtatshëm për ditët e sotme të ngakuara me punë.

Dhe pastaj, kur të mbaroni, duart tuaja janë të yndyrshme dhe shpesh herë larja e tyre nuk është e mundur nëse gjendeni në një hapaësirë jashtë shtëpisë apo zyrës suaj.

Tani një firm japoneze ka nisur prodhimin e cipsve që pihen-  kështu që ju mund të derdhni atë në një mënyrë shumë më të lehtë në gojën tuaj.

Kështu, ju kurseni edhe tavolinën tuaj nga thërrimet.

Ok, mund të tingëllojë pa kuptim, por në të vërtetë ka kuptim.

Shpresojmë që një trend i tillë të përhapet sa më shpejt nëpër gjithë botën./Indeksonline/