15:12 / E Premte, 10 Maj 2019 / indeksADMonline

Tani po, ​Rakitiq drejt transferimit tek Interi

Mesfushori kroat pritet të largohet nga Barcelona pas përfundimit të stinorit.

Transferimi i Ivan Rakitiqit tek Interi duket gjithnjë si më mundësi e madhe.Sipas raportimeve që vijnë nga Spanja duket se bisedimet mes dy klubeve tashmë kanë nisur.

El Mundo Deportivo, gazetë e afërt me Barcelonën, zbulon se drejtuesit “blaugrana” dhe ata të Interit kanë diskutuar për detajet e presin nënshkrimin për kalimin e mesfushorit kroat në Serie A. Bëhet fjalë për një marrëveshje që prej 50 milionë eurosh, as sa kampionët e Spanjës e vlerësojnë lojtarin.

Rakitiq ishte pranë largimit edhe verën e kaluar, por vendosi të qëndronte te Barça edhe për këtë sezon.

Tashmë ai ka vendosur ta nisë një eksperiencë të re, sepse transferimi i Frenkie de Jog i zvogëlon hapësirat në formacion. Ndërkohë tek Interi, Rakitiq do të gjejë bashkëkombësin e tij Marcelo Brozoviq me të cilin do të krijonin një dyshe të fortë të mesfushës. /IndeksOnline/