10:11 / E Premte, 16 Shkurt 2018 / indeksADMonline

Tara ngjitet në skenën e teatrit për t’i dhuruar Teuta Krasniqit lule (Foto)

Mbrëmë në Teatrin Kombëtar të Kosovës u dha premiera e shfaqjes “Njeriu që mungonte”. Me tekst të Zymber Kelmendit e regji të Isa Qosës, kjo shfaqi realitetin e pasluftës, duke trajtuar fatin e një ish-ushtari të UÇK-së, të cilin familja e diti për të vdekur.

Në këtë shfaqje në një nga rolet kryesore vjen edhe aktorja e njohur kosovare Teuta Krasniqi, e cila emocionoi publikun përmes personazhit të saj si bashkëshortja e ish-ushtarit dhe nënë e dy fëmijëve, shkruan Indeksonline.

Pas përfundimit të shfaqjes në momentin e përshëndetjes me audiencës, në skenë ngjitet edhe vajza e Teutës, Tara e cila i dhuroi asaj një buqetë me lule.

Ndryshe në premierë për ta përkrahur dhe për ta parë shfaqjen ishte edhe familja e aktores dhe partneri i saj Adonisi me dy prindërit e tij./Indeksonline/