20:01 / E Enjte, 01 Tetor 2020 / indeksADMonline

Tare: Lazio gati të luaj në Ligën e Kampionëve

Skuadra e Lazios sot ka mësuar edhe grupin në kuadër të Ligës së Kampionëve

Skuadra italiane i takon grupit F’, ku do të përballet me Zenitin, Dortmundin dhe Club Brugge, shkruan IndeksOnline

E për grupin e Ligës së Kampionëve ka reaguar edhe drejtori sportiv i Lazios, Igli Tare.

“Përshtypja e parë e imja është se ne kemi një grup pozitiv, Lazio mund të luajë kundër tre skuadrave të grupit, të gjitha me shumë përvojë evropiane. Borussia Dortmund kohët e fundit ndryshoi trajnerin e tyre, luan futboll sulmues dhe spektakolar. Zenit kanë talent të rëndësishëm, ata janë ekipi shumë fizi. Ata kishin disa vështirësi me tregun e transferimeve, për ne do jemi një kundërshtar i fuqishëm. Klubi Brugge ofron një futboll të këndshëm dhe agresiv, në Belgjikë është ndoshta më i miri për momentin. Merr pjesë çdo vit në Ligën e Kampionëve dhe me siguri se do të na bejnë probleme”, tha Tare.