14:11 / E Diele, 25 Mars 2018 / indeksADMonline

Tarifa prej 10 euro në “Rrugën e Kombit”, reagon edhe ky deputet i Kuvendit të Kosovës

Tarifa prej 10 eurove (vajtje-ardhje) që duhet paguar qytetarët e Kosovës në autostradën e “Rrugës së Kombit”, ka ngjallur reagime të shumta në institucionet kosovare.

Lidhur me këtë, ka reaguar edhe deputeti i Kuvendit nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Fidan Rekaliu.

Ai ka theksuar se është e paqartë të vendoset taksa rrugore për automjetet që udhëtojnë nga Kosova për në Shqipëri.

Sipas tij, Qeveria e Kosovës, Ministria e Infrastrukturës, duhet të vendos kontaktet dhe të zhvillojë negociatat me Qeverinë e Shqipërisë për të arritur zgjidhje të pranueshme dhe të përballueshme për qytetarët e Kosovës, transmeton Indeksonline.

Shkrimi i plotë:

Është e qartë se taksa rrugore e vendosur për automjetet që do të udhëtojnë nga Kosova në Shqipëri, është e lartë, jo proporcionale dhe prodhon kosto të panevojshme për bizneset e sidomos familjet kosovare që kanë frekuencë të lartë në bregdetin shqiptar.

Qeveria e Kosovës, Ministria e Infrastrukturës, duhet të vendos kontaktet dhe të zhvillojë negociatat me Qeverinë e Shqipërisë për të arritur zgjidhje të pranueshme dhe të përballueshme për qytetarët e Kosovës.

Në të kundërtën, një politikë e tillë e pa menduar dëmton rëndë përpjekjet për të fuqizuar shkëmbimet ekonomike, tregtare, arsimore, kulturore, sportive si interes i deklaruar strategjik nga të dy qeveritë./Indeksonline/