13:49 / E Enjte, 21 Shkurt 2019 / indeksADMonline

Tarifat e Amerikës mund t’i kushtojnë Volkswagenit 2.5 miliardë euro në vit

Kërcënimi më i madh për profitin e Volkswagen për 2019 është tarifa e mundshme e SHBA-së, tha sot drejtori ekzekutiv i këtij grupi Herbert Dis.

“Ka serish tendosje. Është për të ardhur keq që ne nuk mund ta zgjidhim atë vetëm nga industria e automobilave, e cila është më e varur nga bisedimet tarifore midis Evropës dhe SHBA-së”, tha Dis për gazetën britanike “Financial Times”.

Analistët e ‘Evercore ISI’ me qendër në Londër thanë se tarifat mund t’i kushtonin Volksëagen 2.5 miliardë euro në vit, rreth 13 për qind e të ardhurave të pritshme. /IndeksOnline/