09:34 / E Diele, 24 Qershor 2018 / indeksADMonline

“Tarragona 2018”, Alvin Karaqi e nis me fitore

Karateisti i njohur kosovar, Alvin Karaqi i ka nisur me fitore të madhe Lojërat Mesdhetare “Tarragona 2018”.

Karaqi mposhti karateistin kroat, Ivan Kvesic me rezultat 4-3, në kategorinë deri 84 kilogram, shkruan IndeksOnline.

Kosovari ishte duke humbur 3 me 1, por në sekondat e fundit arriti ta përmbysë rezultatin.

Kujtojmë që pas pak do të garojnë edhe karateistët tjerë, si; Herolind Nishevci dhe Fortesa Orana./IndeksOnline/