09:55 / E Premte, 24 Dhjetor 2021 / B O

“Taste the TV”, së shpejti ekrani i televizorit që mund ta shijoni

Një prototip i një ekrani televizori që njerëzit mund ta lëpijnë për të provuar shije të ndryshme ushqimesh është krijuar nga një profesor japonez raporton “Reuters”. Pajisja është quajtur Taste the TV dhe është e pajisur me 10 bombola që rrotullohen në ekran dhe spërkasin një film plastik me shije të ndryshme.

Profesori Homei Miyashita i Universitetit Meiji deklaroji se mund të përdoret për të trajnuar kuzhinierët në distancë. Ai tha se nëqoftëse televizori prodhohet në masë do të kushtojë 875 dollarë. Profesori deklaroi për “Reuters” se pajisja është krijuar me qëllimin që njerëzit të krijojnë ndjesinë sikur janë në një restorant në anën tjetër të botës edhe pse me të vërtetë janë në shtëpinë e tyre.

Ai ka nisur bisedimet me disa kompani në botë që kjo teknologji mund të përdoret për t’i hedhur shije të ndryshme bukës së thekur. Profesori mendon që kjo teknologji mund t’i lidhë njerëzit me botën e jashtme në këtë kohë pandemie raporton “BBC”. Në të kaluarën profesor Homei Miyashita me studentët e tij ka krijuar një pirun që e bën ushqimin më të shijshëm.