15:07 / E Premte, 22 Janar 2021 / Blerim

Tatuazh i madh në shpinë/ Pendohet Sane: S’do e bëja kurrë!

Ylli i Bayern Munchen, Leroy Sane ka bërë një tatuazh të madh në shpinë. Në të: ai ka bërë golin e tij të parë në UEFA Champions League me fanellën e Manchester Cityt në vitin 2017.

Në një intervistë për ‘Spiegel’, lojtari i Kombëtares së Gjermanisë pranoi se është penduar për tatuazhin e bërë: “Siç thashë, isha i ri. Sot do të merrja një vendim tjetër”.

Kur ai bëri tatuazhin në Angli u diskutua tej mase.

“Isha i habitur që kjo temë u përhap aq shumë në media. Isha akoma një djalë i ri. Në Gjermani kishte shumë lojtarë të rëndësishëm se unë, por megjithatë tatuazhi im u debatua”, ka thënë Sane.

Kujtojmë që Sane u largua nga ‘Etihad’ për 45 milionë euro. Kurse vlera e tij është 80 milionë./IndeksOnline/