10:04 / E Hënë, 05 Mars 2018 / indeksADMonline

Taulant Dajaku është mirë, ja kë e fajëson për incidentin

Ndeshja në mes të Drenicës dhe Gjilanit krijoi disa incidente të vogla, ku pësoi edhe mesfushori i vendasve, Taulant Dajaku.

Ai pas ndeshjes ka thënë për Indeksonline se gjendja e tij është e mirë dhe se nuk ishte diçka serioze

“Unë mirë jam nuk ka qene incident për te bere dramatike aq shume”, ka thënë Dajaku.

Ai në këtë rast nuk fajëson tifozërinë mysafire në përgjithësi, duke thënë se aktori ka qenë ndonjë person në mesin e tyre.

“Thjeshtë një gjest i izoluar nga ndonjë njeri i papërgjegjshëm qe ka qene ne radhët e tifozëve gjilanas”, shtoi Taulanti.

Drenica nga kjo ndeshje mori 3 pikë pasi fitoi një ndeshje të vështirë me rezultat 1-0. /IndeksOnline/