21:40 / E Premte, 22 Qershor 2018 / indeksADMonline

Taulanti më krenar se kurrë me Granitin, e puth përmes ekranit kur ai jep golin (Video)

 

Granit Xhaka barazoi rezultatin me një gol fantastik gjatë ndeshje që po luhet aktualisht Zvicërr-Serbi.

Të gjithë me sy janë nga ekrani për t’i parë lojtarët shqiptare, teksa shkëlqejnë në fushë. E të tillë janë edhe familjarët e tyre, vëllai i Granitit po ashtu futbollisti Taulant Xhaka ka pasur një reagim shumë emocional pasi që ka shënuar i vëllai golin.

Ai e ka puthur ekranin me shumë entuziazëm. Këto imazhe i ka publikuar bashkëshortja e Granitit, Leonita në llogarinë e saj në “Instagram”./Indeksonline/