12:31 / E Premte, 15 Nëntor 2019 / indeksADMonline

Taylor Swiftit i ndalohet t’i performojë këngët e saj

Taylor Swifti ka thënë se performanca e saj në “American Music Awards” (AMA) është në dyshim sepse asaj i është ndaluar të këndojë këngët e saj.

Në një mesazh për fansat në mediat sociale, këngëtarja tha se menaxherët e muzikës, Scooter Brauni dhe Scott Borchetta nuk po e lejonin që ajo të performonin këngë nga albumet e saj të kaluara, të cilat ata i kanë të drejtat e tyre.

Ajo tha se një dokumentar Netflix për jetën e saj ishte vënë gjithashtu në rrezik.

Swifti bëri akuzat në një deklaratë të postuar në Twitter me titullin: “Nuk di çfarë të bëj tjetër”.

“Tash për tash performanca ime në “AMA”, dokumentari Netflix dhe çdo ngjarje tjetër e regjistruar që unë po planifikoj të luaj deri në nëntor 2020 janë një pikëpyetje”, shkroi ajo.

Swifti akuzoi gjithashtu Braunin për përpjekje për të “çmontuar” “trashëgiminë e saj muzikore“. Ndërsa ai nuk iu përgjigj komenteve të saj. Ai u mbështet nga Lovato dhe Bieberi, të cilët Brauni i ka po ashtu në menaxhim.

Këngëtarja konfirmoi në gusht se ajo planifikoi të riregjistronte muzikë nga gjashtë albumet e saj të parë, në mënyrë që të mund të zotëronte të drejtat për versionet e reja.

Swifti është planifikuar të emërohet “Artistja e dekadës” në “AMA” më vonë këtë muaj dhe tha se ajo kishte planifikuar që po ashtu të performonte disa prej hiteve të saj.

Por në deklaratën e saj të enjten, ajo tha se të dy burrat e kishin bllokuar atë të performonte këngët e saj të vjetra në televizion, duke pretenduar se kjo do të riregjistronte muzikën e saj para se t’i lejohen vitin e ardhshëm./Indeksonline/