13:49 / E Enjte, 09 Korrik 2020 / indeksADMonline

Tayna e konfirmon se ka arritur marrëveshjen me “Sony Deutschland”

Këngëtarja e njohur shqiptare Tayna, duket se nuk e ka ndërmend të ndalet.

Ajo në këtë kohë kur shumica e artistëve janë në “pushime” për shkak të pandemisë, ajo ka arritur marrëveshjen me kompaninë prestigjioze “Sony Deutschland”.

Ekskluzivisht për Indeksonline lajmin e ka bërë të ditur menaxheri i këngëtares, duke konfirmuar se me marrëveshjen e arritur, këngët e Taynas do të publikohen nga gjiganti “Sony Deutschland” me bazë në Munih të Gjermanisë.

Kjo marrëveshje përfshinë publikimin e projekteve të këngëtares edhe në platformat e tjera si Dizer, Spotify e Youtube etj. /IndeksOnline/