16:53 / E Premte, 27 Shtator 2019 / indeksADMonline

Tayna në profesionin e ri si grimere

Sot është një prej emrave më të suksesshëm dhe më të kërkuar në tregun e muzikës.

Rep-artistja nga Prizreni, Tayna ka arritur që për një kohë të shkurtë të fitoj zemrat e adhuruesve me hite të një pas njëshme, shkruan Indeksonline.

Por, përveç muzikës Tayna ka dëshmuar se është e zonja edhe në fushat tjera, këtë herë si grimere.

Ajo së bashku me make-up artisten më të suksesshme në vend dhe jo vetëm, Sellma Kosumoviq kanë realizuar një video teksa shihet reperja duke i bërë grimin Sellmës madje këtë e arrinë me shumë sukses.

Kujtojmë që kjo nuk është hera e parë që Tayna ka realizuar grimin për Sellman, pasi këtë tutorial ato e kishin paralajmëruar prej kohësh./Indeksonline/