13:00 / E Martë, 06 Qershor 2023 / AR

Tayna përmbyll gjysmëvitin me një befasi

Pas suksesit që solli në duet me Buten, rep artistja Tayna ka “gatuar” diçka të re.

Burime të Indeksonline bëjnë të ditur se këngëtarja do të lansoj një këngë të re, e cila pritet të publikohet në fund të këtij muaji.

Kënga është vizualizuar me videoklip dhe padyshim që do të mirëpritet nga fansat e shumtë të reperes.

Kujtojmë që ditë më parë Indeksonline raportoi se Tayna do të vije edhe në duet me Kiden.