18:03 / E Premte, 14 Qershor 2019 / indeksADMonline

Tayna poza tjera të ‘nxehta’ nga pushimet

Ajo ishte senzacioni i viti të kaluar dhe po vazhdon të shënoj suksese me lansimin e projekteve të një pas njëshme.

Bëhet fjalë për reperen e re, por shumë të talentuar, Tayna e cila krahas karrierës të suksesshme konsiderohet edhe si një nga femrat më seksi shqiptare, shkruan Indeksonline.

Që është kështu ajo na e rikujton herë pas here me pozat dhe videot atraktive që sjell për adhuruesit e saj në rrjetet sociale.

Tayna këto ditë ka nisur pushimet ku zgjodhi Ulqinin si destinacion për të kaluar ditët e para të verës.

Reperja nga Prizreni edhe këtë herë ka pozuar në bikini ku edhe tregoj linjat dhe bukurinë e saj joshëse.

Ndërkohë, Tayna ka paralajmëruar se së shpejti do të publikoj projektin e radhës i cili është drejt finalizimit./Indeksonline/