23:23 / E Premte, 01 Qershor 2018 / indeksADMonline

Të 8 anëtarët e familjes me aftësi ndryshe, i vogli përlot me fjalët: Dua vetëm të shërohet gjyshja!

Që mjerimi është një faktor që jeton në shumë familje shqiptare, kjo tashmë nuk vihet më në diskum. I trishtueshëm është fak që në vend që të minimizohet, përhapet edhe më shumë çdo ditë që kalon. Në lagjen “5 maji” në Elbasan, në një banesë të sajuar jeton një familje me 8 anëtarë.

Emisioni “Shqiptarët për shqiptarët” bëri një vizitë në familjen Ruçi dhe pa kushtet e mjerueshme në të cilat jetonte. Gjyshja është sëmurë pasi nuk e ecën dot madje nuk është vizituar ndonjëherë më parë.

Dy vëllezërit Shkëlqimi dhe Kujmi janë shurdhë memecë. Këtë paaësi e kanë trashëguar nga e ëma. Shkëlqimi ka tre djem ndërsa Kujmi nuk ka fëmijë. Shkëlqimi është babi i Besimit, Orgitos dhe Shabanit. Duke lotuar 14-vjeçari kishte marrë të an, i cili nuk dëgjon as flet dot dhe kishin shkuar të dy për të takuar Elvis Naçin me shpresën se në muajin e Ramazanit njerëzit nuk do ta braksin.

Gjatë intervistës djali nuk i përmbaj lotët për asnjë moment. Gjithë merakun e kishte tek gjyshja e sëmurë. Djali e kishte gjetur të rrëzuar përtokë disa herë pasi ajo as flet e as dëgjon dot. Gjyshja e bën të vuajë, i dhimbset pafund.

Ai tha: I tregova xhaxhi Elvisit për hallet e mia, për gjyshen që rrëzohet sa herë ecën.

I tregova edhe për shtëpinë, njëherë na u fut në shtëpi gjarpri, e nxori babi jashtë. Kur bie shi pikon çatia. Ju lutem shumë na ndihmoni, më ndihmoni për të shëruar gjyshen dhe të më rregullojnë shtëpinë”.