10:39 / E Mërkurë, 16 Shtator 2020 / indeksADMonline

Të dashurës së re të Seldit, s’i pengon se sa herë ka qenë i fejuar këngëtari

Seldi Qalliu njihet si një njeri i paqëndrueshëm në jetën sentimentale, kjo pasi ai ka qenë disa herë në lidhje dhe i fejuar.

Këngëtari i njohur pas ndarjes nga këngëtarja Mimoza Shkodra me të cilën ishte i fejuar, tashmë ka gjetur një dashuri të re, shkruan Indeksonline.

Artisti së fundi bëri publike lidhje me vajzën me emrin Sindy që ishte edhe pjesë e një prej videoklipeve të tij.

E kësaj të fundit duket se nuk i pengon e kaluara e këngëtarit, kjo pasi në një postim që ka bërë së fundi ka përmendur fejesat e tij.

“Kur e pyes sa herë ke qenë i fejuar”, ka shkruar Sindy në fotografinë ku çifti shihet gjysmë i zhveshur.

Kujtojmë që Seldi konfirmoi lidhjen ditë më parë në festën e ditëlindjes së partneres./Indeksonline/