16:43 / E Enjte, 10 Maj 2018 / indeksADMonline

Të dënuarit për terrorizëm së shpejti pritet të lirohen, Evropa në ankth

Në dy vitet e ardhshme të dënuarit për terrorizëm pritet të dalin nga burgjet evropiane. Siç është raportuar nga AP, rreth 200 prej tyre të cilët janë inkuadruar në valën e parë të shkuarjes në Siri dhe Irak, janë duke numëruar ditët e fundit në burg, para se të lirohen.

Sipas agjencisë amerikane, rreth 12,000 evropianë që kishin shkuar të luftonin në anën e shtetit Islamik dhe Al-Qaedes, një e treta e tyre janë kthyer në vendlindje ku ata jetojnë lirshëm.

Disa prej tyre janë në pritje të gjykimit, por shumica dërrmuese e tyre nuk janë përballur kurrë me akuza serioze për shkak të mungesës së provave.

Pyetja është se sa kërcënuese është ndodhja e tyre në liri, dhe se a mund të shndërrohen në “Ujqer të vetmua”, në emërtim për personat e dyshuar për terrorizëm të cilët presin momentin për të goditur shënjestrën e tyre e cila pa dyshim janë civilët që jetojnë në të gjithë Evropën.

Lirimi i ardhshëm i xhihadistëve veteran mund të konsiderohet “vala e katërt e të kthyerve”, vlerëson analisti Belg, Rik Kulso nga Instituti “Egmont”.

“Një numër i madh i frustrimit personal dhe motivimit shtyn të rinjtë në rrugën për të ashtuquajturin Shtet Islamik. Nëse tani ne nuk e zgjidhim këtë problem, Evropa do të behet e përshtatshme dhe e pa sigurt për të jetuar “, tha Kulso.

Ish-xhihadisti Farid Benet, i cili kaloi katër vjet burg, publikisht heq dorë nga ekstremizmi, por gjithashtu thekson se Evropa ende nuk është gati, për tu përballuar me pasojat e të kthyerve nga zonat e luftës. /Indeksonline/

Artikullin e plotë mund ta lexoni Këtu