18:53 / E Mërkurë, 10 Janar 2018 / indeksADMonline

Të dërguarit e posaçëm të Bashkimit Evropian arrijnë në Vetëvendosje (Foto)

Deputeti Albin Kurti është kthyer në selinë e Lëvizjes Vetëvendosje pas largimit që bëri me përfundim të mbledhjes.

Tashmë në këtë seli kanë arritur dy Emisarët e Bashkimit Evropian, Christian Hellbach dhe Thomas Bertin, raporton Indeksonline.

Dy të dërguarit e posaçëm të Evropës Jug-perëndimore kanë zhvilluar sot takime edhe me Presidentin Hashim Thaçi si dhe kryeministrin e vendit, Ramush Haradinaj.

Pas këtyre takimeve nuk ka pasur asnjë deklarim lidhur me diskutimet që janë bërë brenda takimeve./Indeksonline/