11:15 / E Mërkurë, 15 Janar 2020 / indeksADMonline

Debutoi të dielën me Kosovën, sot talenti prezantohet te skuadra evropiane

Talenti i Kosovës, Florian Loshaj, sot është bërë me skuadër të re. 23- vjeçari kosovar ka nënshkruar me skuadrën polake, KS Cracovia.

Mesfushori i talentuar ka braktisur skuadrën rumune Politehnica Iasi për të nënshkruar me Cracovian.

Loshaj me skuadrën polake do të ndjekë titullin pasi që aktualisht Cracovia rënditet në pozitën e dytë tabelare.

Të dielën që lamë pas, Loshaj ka debutuar me Kosovën në përballjen ndaj Suedisë./Indeksonline/