12:05 / E Martë, 20 Gusht 2019 / indeksADMonline

Hapet, të dielën, palestra më fantastike në Kosovë, mbahet një turnir në futboll të vogël

Këtë të diel do të bëhet hapja e palestrës nga më të bukurat në Kosovë në fshatin Orrobërd të Istogut, shumë afër Banjës së Pejës.

Me rastin e hapjes do të zhvillohet një turnir në futboll të vogël.

Vendi i parë do të fitojë 500 euro, i dyti 300, ndërsa 200 i treti. Sponsori i përgjithshëm i këtij turniri, ”Sinalco Kosova” ka dhënë edhe detajet e tjera të sistemit të lojës.

Palestra e quajtur “Dresha” do të jetë ideale për disa sporte si: basketboll, hendboll, volejboll e futsall.

Të pranishëm në hapjen e kësaj fushe do të jenë figura të shquara të sportit si edhe kryeministri Haradinaj. /Indeksonline/