09:58 / E Martë, 19 Shkurt 2019 / indeksADMonline

Të dielën Kosova luan kundër Rumanisë

Përfaqësuesja e Kosovës ka filluar përgatitjet për  duelin me Rumaninë që do të zhvillohet më 24 shkurt në ora 20:30 në Pallatin e Rinisë dhe Sporteve në Prishtinë në kuadër të parakualifikimeve për Eurobasket 2021.

Stërvitjet do të zhvillohen në Pallatin e Rinisë dhe Sporteve në Prishtinë, prej 19 deri më 23 shkurt prej orës 10:00-12:00 dhe prej 19:00-21:00.

Selektori Damir Mulaomerovic është optimistë se do të përgatiten sa më mirë në mënyrë që në përballje me Rumaninë të shënojnë fitore, e cila do të ishte motivuese para fazës së fundit të parakualifikimeve për Eurobasket 2021 që do të luhet në muajin gusht.

Kosova bën gara në Grupin B dhe në tri duelet e para ka pësuar disfata, dy herë nga Maqedonia dhe një herë nga Rumania, ndërsa e ka edhe një shans në muajin gusht për ta siguruar një vend për në kualifikime për Eurobasket 2021.