11:20 / E Hënë, 08 Tetor 2018 / indeksADMonline

Të dyshuarës për vrasjen e burrit në Francë i caktohet masa e paraburgimit

Gjykata Themelore në Prishtinë ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore në Prishtinë, për caktimin e masës së paraburgimit kundër të pandehurës Suzana Zogiani për shkak të dyshimit të bazuar se ka vrarë burrin e saj në Francë, Artan Sekiraqa, transmeton Indeksonline.

Të pandehurës, e cila u arrestua të premten në Prishtinë i është caktuar masa e paraburgimit në kohëzgjatje prej një muaji.

Ekziston dyshimi i bazuar se me datë 21 shtator  të këtij viti , e pandehura Suzana Zogiani- Sekiraqa në banesën e saj në Francë ku ishte duke jetuar së bashku me bashkëshortin e saj, me dashje e ka privuar nga jeta në mënyrë mizore bashkëshortin e saj Artan Sekiraqa duke e goditur me sëpatë në regjionin e kokës, me ç’ rast i njëjti kishte mbetur i vdekur.

Gjykata ka konstatuar se kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit kundër të pandehurës S.Z-S është masë adekuate dhe e domosdoshme në këtë fazë të procedurës duke pasur parasysh peshën e rëndë të veprës penale dhe dënimin e paraparë për këtë vepër penale, mënyrën dhe rrethanat në të cilat është kryer vepra penale dhe karakteristikat e saj personale, të cilat tregojnë rrezikun se e pandehura po të gjendet në liri mund të arratiset, pasi që për të njëjtën është lëshuar fletë arrest ndërkombëtarë.

Pala ka të drejtë ankese kundër këtij vendimi në Gjykatën e Apelit të Kosovës./Indeksonline/

 

EKSKLUZIVE:  Vrau burrin me sëpatë në Francë, arrestohet në Prishtinë Suzana Zogiani