23:47 / E Enjte, 21 Shkurt 2019 / indeksADMonline

Të enjten ishte nxehtë, ndërsa nesër tepër ftohtë në Kosovë!

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se temperaturat e ftohta do të rikthehen të premten, të cilat do të arrijnë deri në -6 gradë Celsius.

“Temperaturave të larta që mbizotëruan mbi vendin tonë këtyre ditëve, po ju vie fundi. Kjo si pasojë e fuqizimit të masave ajrore me origjinë nga veriperëndimi i Kontinentit dhe vranësirave të dendura dhe jostabile të cilat do të shfaqen ditën e premte, për të vazhduar edhe gjatë vikendit. Rrezet e diellit të cilat do të shfaqen në orët e hershme, gjatë ditës do të mbulohen nga vranësirat e dendura të cilat fillimisht do të shoqërohen me reshje shiu, e me rënjen e temperaturave, reshjet e shiut në shumë territore do të transferohen në formë dëbore. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 0 deri 2 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 6-8 gradë Celsius. Shtypja ajrore edhe pse do të ketë rënje, sërish mbetet mbi vlerat e normales. Do të fryjë erë nga drejtimi i veriperëndimit, mesatare deri e fortë, ku në disa vende në Dukagjin mund të arr ijë deri në 15m/s, ndërsa në rrafshin e Kosovës, kjo shpejtësi parashihet të arrijë deri 12m/s”, thuhet në njoftimin e IHMK-së.