07:42 / E Enjte, 28 Janar 2021 / OSH

Të famshmet që refuzuan ndërhyrjet estetike, thjesht pranuan të plaken me kalimin e viteve

Shumë njerëz mendojnë se ndërhyrjet estetike dhe bota e të famshmëve ecin paralelisht bashkë. Por mesa duket jo gjithmonë ndodh kështu.
Teksa ka shumë personazhe të njohur të ekranit që në mënyra të ndryshme promovojnë dëshirën dhe përpjekjet e tyre për të qëndruar të rinj, një pjesë tjetër zgjedh të ndjekë rrugën e ligjeve të natyrës, aty ku rrudhat nuk janë problem.

Këtu do të gjeni 5 gratë e famshme që kanë refuzuar ndërhyrjet estetike, dhe pranuan të plaken me kalimin e viteve:

Julia Roberts – Ajo është një nga gratë me buzëqeshjen më sharmante në Hollywood dhe një nga të famshmet që nuk pranon të kryejë operacione plastike. “Dua që fëmijët e mi ta dinë kur jam e acaruar, kur jam e lumtur dhe kur e hutuar. Fytyra jote tregon një histori dhe nuk duhet të tregojë historinë e të shkuarit në zyrën e një doktori”, deklaroi Julia Roberts në një intervistë për “People”.
Helen Mirren – Në të 75-at, fituesja e çmimit Oscar, e cila shkëlqeu në filmin “The Queen” duket në formë tepër të mirë dhe bukuria e saj nuk ka aspak të bëjë me ndërhyrje estetike. “Nuk e kam dashur një lëkurë të lëmuar, ku mezi njihesh nga të tjerët”, tha ajo për “DailyMail”. Duket se sekreti qëndron te një grim i mirë dhe një model interesant flokësh.
Winona Ryder- Aktorja ndihet kaq mirë me lëkurën e saj dhe faktin se shumë dekada kanë rrjedhur, sa refuzon kategorikisht bisturinë apo injektime të ndryshme. Ajo tregon se ka dashur prej kohësh që ta shohë veten më një pamje më të vjetër.
Tina Fey- Skenaristja thotë se i pëlqen tejmase të shohë ndryshimin e paraqitjes së saj, teksa mosha kalon. Më tej shton se nuk preferon ta shohë botox-in si kurën magjike për gjjithçka, por përpiqet të qëndrojë në formë duke u ushqyer mirë.
Brigitte Bardot