16:52 / E Enjte, 12 Mars 2020 / indeksADMonline

Të famshmit që deri më tani janë diagnostikuar me koronavirus

Koronavirus , i njohur edhe si COVID-19, aktualisht është një problem i madh në të gjithë botën dhe zyrtarisht është etiketuar si një pandemi nga Organizata Botërore e Shëndetit.

“Pandemia nuk është fjalë për ta përdorur lehtë ose pa kujdes. Është një fjalë që, nëse keqpërdoret, mund të shkaktojë frikë të paarsyeshme, ose pranim të pajustifikuar se lufta ka mbaruar, duke çuar në vuajtje dhe vdekje të panevojshme, “tha WHO në një deklaratë të mërkurën.

Deri më tani, disa të famshëm janë diagnostikuar me virusin infektiv.

Ka pasur më shumë se 125,000 raste të koronavirusit me mbi 4500 vdekje në të gjithë botën. 

Tom Hanks & Rita Wilson

Tom Hanks dhe Rita Wilson konfirmuan se ata janë diagnostikuar me COVID-19.

Tom njoftoi lajmet në llogarinë e tij në Instagram, duke shpjeguar saktësisht se çfarë ndodhi.

Lojtari i NBA i Utah Jazz, Rudy Gobert

Lojtari i NBA, Rudy Gobert , raportohet se paraprakisht është testuar pozitiv për koronavirus.

Futbollisti i Italisë Daniele Rugani

Lojtari i futbollit italian Daniele Rugani doli pozitiv për koronavirus dhe shokët e tij të skuadrës janë futur në karantinë.

Ylli i Utah Jazz, Donovan Mitchell

Ylli i NBA-së Donovan Mitchell është diagnostikuar me koronavirus pasi shoku i tij i skuadrës, Rudy Gobert testoi pozitiv më herët gjatë javës./Indeksonline/