21:51 / E Martë, 30 Korrik 2019 / indeksADMonline

Të frysh qirinjtë e tortës i bën keq shëndetit

Një studim i ri ka zbuluar se fryrja e qirinjve në tortë mund të jetë vërtetë e rrezikshme për shëndetin tuaj. Imagjinoni, është ditëlindja juaj dhe ajo që shihni përpara jush është një tortë me çokollatë me qirinj gati për t’u shuar. Mendimi i parë që vjen në mendjen tuaj është të mendoni një dëshirë dhe pastaj t’i fikni. Këtu qëndron pikërisht problemi.

Nuk duket të jetë lajmi për të cilin ne të gjithë prisnim. Dhe për të qenë të sinqertë, nuk kemi menduar kurrë për këtë. Kjo atmosferë e tërë festimi, lumturie dhe gëzimi nuk përputhet në mënyrë të përkryer me mendimet mbi bakteret në qarkullim. Por, shkencëtarët e hulumuan këtë ide dhe zbuluan se në tortë mund të ketë rreth 1.500% më shumë mikrobe, nëse fryrja e qirinjve është një pjesë thelbësore e ditëlindjes suaj.

Për ta provuar këtë, studiuesit përdorën torta të rreme ditëlindje. Ata vunë qirinj nëpër një pelikul filmi dhe copa torte. Para se të fikë qirinjtë, pjesëmarrësi hëngri si fillim picë për të krijuar idenë e konsumit të një vakti normal dhe pastaj një ëmbëlsirë.

Hapi i ardhshëm ishte numërimi i baktereve. Shkencëtarët shtuan ujë të sterilizuar në krem ​​dhe e shpërndanë në disa pllaka agari për të rritur mikrobet. Rezultatet janë mjaft tronditëse: mesatarisht, shuarja e qirinjve ka rritur numrin e baktereve me gati 15 herë. Dhe në disa raste edhe 120 herë!

Kjo do të thotë që rezultatet mund të ndryshojnë nga personi në person. Disa njerëz transferojnë shumë baktere, ndërsa të tjerë më pak.

Pra, pas këtij zbulimi, a do e hani ende tortën e ditëlindjes së mikut tuaj pas fryrjes së qirinjve? Si mendoni?