22:50 / E Mërkurë, 11 Korrik 2018 / indeksADMonline

Të gjitha arsyet përse e keni ciklin shumë të shkurtër dhe me gjakderdhje të lehtë

Të gjithave grave u ka ndodhur që në periudha të caktuara të kenë patur perioda të lehta, të shkurtra!  Nëse vuani nga hipertensioni, diabeti apo jeni mbipeshë jeni më të prirur të keni rrjedhje (jo gjak i mirëfilltë, por më shumë si njolla kafe) para dhe pas ciklit. Kjo mund të jetë shenjë e një cisti jo të rrezikshëm, por mund të jetë dhe pasojë e shkaqeve të mëposhtme.

Pilulat kontraceptive, stresi, medikamente të caktuara si antikoagulantët, që janë të njohur edhe si holluesit e gjakut.

Periudha para shtatzënisë bën gjithashtu që periodat të rrallohen derei në momentin që mos t’ju vinë më e ju të kuptoni që një shtatzëni është ngjizur. Por nëse keni lindur dhe ende nuk ju vijnë periodat kjo mund të jetë dhe pasojë e gjakderdhjes së rëndë pas lindjes.

Humbja apo fitimi i peshës në mënyrë drastike ndryshon gjithashtu ciklin menstrual duke e rralluar atë. Femrat mbipeshë gjithashtu mund të kalojnë disa muaj pa i ardhur cikli, kjo si pasojë e hormoneve.

Niveli i stresit dhe rritja e hormonit të kortizolit ndikon drejtëpërdrejtë gjithashtu në rregullsinë e ciklit.

Marrja e hormoneve shtesë për të trajtuar probleme të ndryshme shëndetësore mund të jetë një tjetër faktor i jashtëm që luan një rol në rregullsinë e ciklit menstrual.