Të gjitha gjitha vendimet që mori sot Qeveria Hoti
Qeveria e Republikës së Kosovës ka zhvilluar
mbledhjen e dhjetë të saj (mbledhje elektronike), me kërkesën e kryeministrit
Avdullah Hoti dhe në pajtim me Rregulloren e Punës së Qeverisë.
Me propozimin e Ministrisë së Shëndetësisë, Qeveria e Republikës së
Kosovës ka miratuar vendimin për masat e luftimit të pandemisë COVID 19, me të
cilin ka obliguar Ministrinë e Shëndetësisë dhe institucionet kompetente
shëndetësore që të rrisin kapacitetet me shtretër dhe pajisje mjekësore
përkatës për të trajtuar rastet e prekura me COVID 19, duke përfshirë:
· Riorganizimin e
klinikave në kuadër të SHSKUK-së, duke krijuar shtretër dhe hapësira shtesë;
· Krijimin e kapaciteteve
shtesë me shtretër dhe hapësira në spitalet rajonale;
· Krijimin e kapaciteteve
shtesë me shtretër dhe hapësira spitalore në institucione private shëndetësore
në përputhje me ligjet në fuqi.
Në këtë funksion obligohen Ministria e Shëndetësisë dhe institucionet
kompetente shëndetësore të rrisin kapacitetet me personel shëndetësor të
nevojshëm për trajtimin e rasteve të prekura me COVID 19, duke përfshirë:
· Riorganizimin e
personelit shëndetësor në shërbim të rasteve të prekura me COVID 19;
· Mobilizimi i stafit
shëndetësor në nivel vendi, duke përshirë sipas nevojave edhe ata profesionistë
shëndetësorë që nuk janë të angazhuar momentalisht;
· Në veçanti, të shtohen
kapacitetet në shërbimin e mikrobiologjisë, infektologjisë dhe shërbimeve të
tjera të lidhura drejtpërdrejt me rastet COVID 19.
Obligohen Ministria e Shëndetësisë dhe institucionet kompetente shëndetësore
të ndërmarrin veprimet e nevojshme dhe të menjëhershme për të realizuar
testimet virologjike, duke përfshirë:
· Shfrytëzimin e plotë të
kapaciteteve ekzistuese për testim;
· Krijimin e kapaciteteve
të reja testuese në regjione;
· Licencimi i
institucioneve private shëndetësore për të kryer testime për COVID 19, në
përputhje me ligjet në fuqi;
· Prioretizim i testimit
të personave më në nevojë.
Obligohen Ministria e Shëndetësisë dhe institucionet kompetente shëndetësore
të ndajnë buxhetin e nevojshëm për blerjen e:
· deri në 100,000 teste
virologjike;
· deri në 500,000 vaksina
për gripin sezonal;
· të bëhen porositë e
nevojshme për vaksinën eventuale kundër COVID-19, në përputhje me protokollet e
Komisionit Evropian dhe OBSH-së;
· 7 aparateve për testim,
· terapive specifike për
trajtimin e të prekurve me COVID 19 në përputhje me protokollet e Komisionit
Evropian dhe OBSH-së;
· Ndarjen e buxhetit për
angazhimin e personelit shëndetësorë shtesë sipas nevojës;
· Pajisjeve mbrojtëse për
personelin shëndetësor sipas nevojës;
· Pagesën shtesë për
angazhimin shtesë të personelit shëndetësor.
Nga data 6 korrik 2020, duke filluar nga ora 21:00 deri në orën 05:00,
ndalohet çfarëdo qarkullimi i personave fizikë jashtë shtëpive/banesave të tyre
në Komunat: Prishtinë, Ferizaj, Prizren dhe Vushtrri, përveç:
· Në raste urgjente
shëndetësore;
· Në rast të nevojës për
t’u kujdesur për të sëmurë, për persona me nevoja të veçanta, vetëm nëse të
sëmurët apo personat me nevoja të veçanta nuk kanë mundësi të kujdesen për
vetveten;
· Në rast të kërkimit të
ndihmës nga institucionet përkatëse, siç është rasti me viktimat e dhunës
familjare;
· Në rast të vdekjes së
anëtarit të familjes;
· Në rast të paraqitjes së
nevojave për dalje jashtë shtëpisë/banesës për nevojat fiziologjike të
kafshëve, por jo më larg se 500 metra nga banesa/shtëpia (nuk lejohet
shfrytëzimi i këtyre rasteve për të kryer ndonjë punë tjetër ose për ndonjë
qëllim tjetër përveç atij të përcaktuar).
Institucionet publike dhe private në Republikën e Kosovës obligohen ta
reduktojnë numrin e të punësuarve vetëm në nivel të stafit të domosdoshëm
(institucionet përkatëse do të sqarojnë me qarkore të veçanta se çfarë paraqet
staf të domosdoshëm për to).
Institucioneve shëndetësore publike dhe private u rekomandohet t’i
reduktojnë shërbimet shëndetësore joesenciale.
Kërkohet nga të gjitha komunat t”i riaktivizojnë plotësisht shtabet e
tyre lokale.
Nga data 6 korrik 2020, të gjitha subjekteve që ofrojnë shërbime të
gastronomisë (restorantet, kafiteritë, klubet e natës dhe të ngjashme):
Iu ndalohet funksionimi nga ora 21:00 deri në 05:00 në të gjithë
territorin e Republikës së Kosovës;
Jashtë këtij orari mund të punojnë vetëm në hapësira të hapura duke
respektuar distancën prej 1.5 metrash hapësirë ndërmjet tavolinave, si dhe
shërbimet take-away (merre me vete).
Të gjitha subjektet që ofrojnë transport publik (autobusë, kombi, taksi)
të punojnë me përgjysmim të kapaciteteve të tyre sa i përket numrit të
udhëtarëve që bartin për të lejuar hapësirën e nevojshme për çdo udhëtar.
Obligohen Ministria e Shëndetësisë dhe institucionet përkatëse
shëndetësore të ndërtojnë strategji adekuate mediale për informim të qytetarëve.
Në përputhje me kërkesat e Inspektoratit Sanitar, të gjitha inspektoratet
e tjera i vënë në dispozicion kapacitetet e veta për të mbikëqyrur zbatimin e
masave në përputhje me legjislacionin në fuqi.
Obligohet Ministria e Shëndetësisë të përgatisë “Planin e veprimit për
zbatimin e procedurave të testimit me Covid 19” dhe ta sjellë për miratim në
Qeveri brenda një jave.
Ministria e Shëndetësisë përgatit dhe dorëzon në Qeveri në baza javore
raportin për zbatimin e këtij vendimi.
Obligohen institucionet përkatëse të Republikës së Kosovës të ndërmarrin
veprimet e nevojshme për zbatimin e këtij Vendimi.
Vendimi hyn në fuqi ditën e nënshkrimit dhe i njëjti vlen deri në një
vendim tjetër. Me hyrjen në fuqi të këtij vendimi, shfuqizohet çdo dispozitë e
mëparshme që bie në kundërshtim me dispozitat e këtij vendimi.
Në këtë mbledhje, Qeveria ka miratuar edhe kërkesën e Ministrisë së
Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural që të ndajë mjete financiare ne
vlerë 1,867,107 euro (një million e tetëqind e gjashtëdhjetë e shtatë mijë e
njëqind e shtatë euro) për kompensimin e dëmeve të shkaktuara në
ekonomitë bujqësore nga fatkeqësitë elementare natyrore gjatë perudhës
janar-qershor 2020, në komunat e: Istogut, Pejës, Obiliqit, Vitisë, Kaqanikut,
Mitrovicës, Prishtinës, Drenasit, Skenderajt, Prizrenit, Fushë Kosovës,
Shtimes, Podujevës, Mamushës, Leposaviqit dhe Gjilanit.
Pas shqyrtimit është miratuar edhe vendimi për plotësimin dhe
ndryshimin e Vendimit të Qeverisë Nr. 02/08 të datës 23 qershor 2020 për
rifillimin e fluturimeve në Aeroportin Ndërkombtar të
Prishtinës “Adem Jashari”. Me plotësimet dhe ndryshimet e miratuara
fluturimet në ANP “Adem Jashari” do të organizohen në intervale prej minimum 45
minutave ndërmjet aterimeve. Menaxhimi i orareve të bëhet duke respektuar
aplikimin e Rregullores Nr. 2008/6 Mbi Rregullat e Përbashkëta Për Alokimin e
Slloteve në Aeroportet e Vendosura në Kosovë dhe rregullave të IATA (Worldwide
Slot Guidelines, 10th Edition), Aeroplanët ad-hoc taxi nuk i nënshtrohen këtij
rregulli. Vendimi hyn në fuqi nga data 9 korrik 2020.